Presioni i lartë i gjakut në shtatzani lidhet me pasoja afatgjata në zemër

Hulumtimet e reja tregojnë se presioni i lartë i gjakut gjatë shtatzënisë mund të ketë ndikim afatgjatë në shëndetin e zemrës. Një studim i fundit zbuloi se gratë që kishin zhvilluar hipertension gestacional, preeklampsi apo eklampsi, edhe pas një dekade shfaqnin ndryshime në strukturën dhe funksionin e zemrës.

“Ky studim tregon se për disa gra, shtatzënia nuk është thjesht një ‘test stresi’ që zbulon rrezikun e fshehur kardiovaskular, por një faktor që mund të ndikojë në zemër edhe vite më vonë,” thekson autorja kryesore Dr. Susan Cheng nga Cedars-Sinai, Los Anxhelos.Studiuesit analizuan mbi 5,000 gra hispanike që kishin kaluar të paktën një shtatzëni. Ndër pjesëmarrëset që kishin pasur çrregullime hipertensive gjatë shtatzënisë, rreth 14% shfaqnin ndryshime të dukshme në imazhet e zemrës: trashje të murit kardiak, anomali në barkushen e majtë dhe dobësim të pompimit krahasuar me gratë që nuk kishin pasur probleme me tensionin.

Sipas bashkëautores Dr. Natalie Bello, këto rezultate tregojnë se ndryshimet kardiake nuk lidhen vetëm me presionin aktual të gjakut, por me vetë historinë e shtatzënisë.

Studimi, i botuar në revistën “Hypertension”, thekson rëndësinë e ndjekjes afatgjatë të grave që përjetojnë hipertension gjatë shtatzënisë, për të parandaluar probleme të mëvonshme kardiovaskulare. /Gazeta Shneta