Jusaj: Do të mbështetim çdo biznes e iniciativë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe modernizimin e sektorit energjetik
Kryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Kosovë, Shkelzen Jusaj, vizitoi kompaninë “Muqa Solar”, model i suksesit në energjinë e ripërtëritshme.
Delegacioni, i përbërë nga kryetari i Degës Shkelzen Jusaj, anëtari i Bordit Miftar Veseli dhe drejtori i Zyrës në Kosovë Agim Kuleta, u prit nga pronari Xhevat Muqa dhe ekipi i tij profesional.
Gjatë takimit, u prezantua puna dhe partneritetet ndërkombëtare të kompanisë, ndërsa Jusaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes bizneseve kosovare dhe atyre gjermane, si dhe investimeve në energjinë alternative.
Jusaj theksoi po ashtu që Unioni do të mbështesë çdo iniciativë dhe biznes qe kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm dhe modernizimin e sektorit energjetik në Kosovë.
Vizitën e Unionit e vlerësoi “Muqa Solar”, si model frymëzues të inovacionit dhe qëndrueshmërisë, duke e cilësuar atë shembull për zhvillimin ekonomik dhe energjetik të Kosovës.