Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme te Qendra e Studentëve në Prishtinë.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, me ç’rast një person është lënduar.

Këtë e ka bërë të ditur për “Zërin” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Fadil Vata’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar trajtim mjekësor”, ka treguar Pllana. /Zëri