Osmani nga forumi “Alpbach”: Kosova, e gatshme t’i bashkohet BE-së
Kosova është në linjë me Bashkimin Evropian dhe se është 97/100 për qind gati t’i bashkohet asaj.
Kështu deklaroi presidentja e vendit Vjosa Osmani në një intervistë për transmetuesin polak “TVP World”, gjatë pjesëmarrjes së saj në forumin evropian “Alpbach” në Austri.
Derisa sa u përket çështjeve politike që Kosova t’i bashkohet BE-së, Osmani thotë se këtu vendi ynë has në më shumë telashe, pasi ka ende pesë shtet mosnjohëse të BE-së karshi Kosovës.
“Ka shumë njerëz që janë të frustruar, por ne nuk e humbim durimin, përkundrazi do të punojmë më shumë”, u shpreh tutje e para e vendit.
Ajo shton se kriteret për t’u bërë pjesë e BE-së nuk janë të njëjta për të gjitha shtetet, duke përmendur këtu Serbinë fqinje, e cila nuk ka sanksionuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, e që sipas Osmanit, shteti serb është po ashtu shtet agresiv.
Osmani foli edhe për lëvizjet që është duke i bërë Rusia, ku sipas saj, ky shtet kërkon ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor.
Tutje, ajo tha se nuk është aspak e lehtë për Kosovën të ketë një fqinj mizor dhe që kërkon ta destabilizojë rajonin.
Megjithëse ajo shton se Kosova është vend tejet i sigurt, pavarësisht rreziqeve që i imponohen.