Policia tregon se çka u gjet në shtëpinë e të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën ka arritur që të arrestojë një person të dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë para objektit të Komunës në Zveçan.
Rasti sipas policisë kishte ndodhur me datë 29.05.2023, raporton Zeri.info.
“Lidhur me rastin është informuar Prokuroria Speciale dhe në koordinim me Prokurorinë Speciale, duke konsideruar peshën e veprave të kryera dhe rrezikun potencial për arratisje pasi që i dyshuari punon dhe qëndron në Serbi, si dhe mundësinë për manipulimin apo zhdukjen e provave, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime për ndalimi i tij si dhe sigurimin e prezencës së tij në procedurën penale që zhvillohet ndaj tij, lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë.
Përveç kësaj, bëhet e ditur se është realizuar edhe bastisje në shtëpnë e të dyshuarit dhe se në cilësinë e provave janë sekuestruar: një telefon, uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një maicë me mbishkrim nacionalist të cilën dyshohet se e ka pasur të veshur ditën kritike.
“I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe të përkthyesit dhe me vendim të prokurorit të është dërguar në mbajtje për 48 orë. Poashtu me vendim të prokurorit është inicuar rasti për veprat penale ‘Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qellim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës se Kosovës’., ‘Rrezikim i personave nen mbrojtje ndërkombëtare’, ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘Pjesëmarrja në turmë që krye vepra penale dhe huliganizëm”, thuhet në komunikatën e PK-së. /Zëri