Musliu-Shoshi paralajmëron se do t’i drejtohen sërish Kushtetueses
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ariana Musliu-Shoshi, ka folur rreth krizës politike në Kuvendin e Kosovës.
Ajo para mediave deklaroi se pas kalimit të 30 ditëshit të afatit për konstituimin e Kuvendit, do të dërgojnë edhe një kërkesë.
“Patjetër, kjo është e vetmja rrugëdalje. Prapëseprapë ne do të dërgojmë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese dhe pastaj nga verdikti që do të jepet, do të duhej të vepronim edhe ne si deputetë, por edhe institucionet e Republikës së Kosovës”, deklaroi ajo para mediave.