Çitaku: Kurti do nënshtrim, është koha të reflektojë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se partia e saj i ka kontribuar vazhdimisht frymës së bashkëpunimit që institucionet të formohen sa më parë.

Sipas Çitakut, LVV-ja nuk do bashkëpunim e as kompromis, por kërkojnë nënshtrim,

Sipas saj, muaj të tërë Kuvendi nuk e ka kryer punën e vet derisa kryesuesi Dehari e ka shkelur Kushtetutën.

“PDK-ja që nga dita e parë ka qenë konsistente dhe i ka kontribuar aktivisht frymës së bashkëpunimit që institucionet e Kosovës të konstituohen sa më parë. Është shumë evidente se ata nuk duan bashkëpunim, kompromisi kërkon nënshtrim nga deputetët e Parlamentit. Muaj të tërë ky Kuvend përmes kryesuesit nuk e ka kryer detyrën e vet dhe kryesuesi ka qenë në shkelje të Kushtetutës. Ne ende besojmë ose shpresojmë që Kurti do të reflektoj, Kosova ka halle të mëdha”, ka deklaruar Çitaku.