Brahimaj: Kurti po e zvarrit konstituimin me emra jo konsensual

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, kritikoi kryeministrin Albin Kurti për, siç tha ai, tentimet për të zvarritur procesin e konstituimit të institucioneve përmes propozimit të emrave jo konsensual.

Ai theksoi se opozita nuk do të mbështesë asnjë kandidat që është pjesë e qeverisë.

“Po vazhdojnë me emra jo konsensual, por provojnë emra që me ble kohë, emra që nuk janë të kapshëm për opozitën. Qëllimi i Albin Kurtit është që nga dita e parë blerje e kohës, zvarritje, ofendim ndaj institucioneve. Çdo vendim që është kundër me ta dalin e ofendojnë. Do të vazhdojnë me emra të njëjtë. Sigurisht, ashtu siç kemi thënë, cilin do nga emrat që nuk janë në qeveri do të jetë një emër që do të votojmë”, tha Brahimaj.