Osmani në Forumin Alpbach: Kosova kontribuuese për paqe e siguri, të rinjtë janë udhëheqësit e ardhshëm të Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook ka ndarë momenti nga Forumi Alpbach në Austri, duke thënë se kishte një bashkëbisedim frymëzues me të rinj e të reja, që siç tha ajo, do të jenë udhëheqësit e ardhshëm në Evropë.

Osmani u shpreh se kanë diskutuar për rolin e Kosovës si kontribuuese aktive për paqe e siguri.

“Diskutuam për rolin e Kosovës si kontribuuese aktive për paqe e siguri, për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, si dhe për rikthimin e Evropës tek forca jonë më e madhe: mbrojtja e vlerave demokratike. Jo vetëm në fjalë, por në veprim. Me guximin për të qëndruar krah atyre që i mbrojnë këto vlera dhe për t’i hapur dyert Kosovës dhe shteteve të tjera që punojnë me përkushtim për to”, ka shkruar Osmani.