Protesta “pro-Vuçiqit” në Mitrovicë të Veriut, të pranishëm edhe zyrtarë të Listës Serbe

Në veri të Mitrovicës, në orën 18:30, është mbajtur një tubim kundër protestave ndaj Vuçiqit që po organizohen çdo ditë në të gjithë Serbinë, ku morën pjesë një numër qytetarësh.

Së bashku me qytetarët, në tubim ishin të pranishëm edhe kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, nënkryetari Igor Simiq, si dhe kandidatët për kryetarë të komunave në veri, Milan Radojeviq, Dragisa Miloviq dhe Milosh Peroviq.

Qytetarët e mbledhur mbanin një banderolë me mbishkrimin “Mitrovica e Kosovës dëshiron një Serbi të qëndrueshme dhe të fortë”.

Sipas raportit të organizatorëve, qëllimi i tubimit është “mbështetja për paqen dhe tolerancën”.