Maliqi: Populistët po duan ta ndalojnë Listën Serbe me vendime të tipit “se kështu po na merr mendja”

Politologu Agon Maliqi ka kritikuar ashpër VV-në për sjelljen në KQZ që ndikuan në moscertifikimin e Listës Serbe.

Ai ka bërë me dije se populistët e VV-së me vendim politik të tipit “se kështu po na merr mendja.

Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se VV-ja e di që PZAP-ja do ta rrezojë vendimin e KQZ-së.

“Kur dikush është vrasës, nuk ka vendim gjykate për dënim pa pasur paraprakisht procedurë. Policia dhe prokuroria mbledhin prova dhe dëshmi, gjykata i shqyrton, dhe merr vendim në bazë të neneve specifike në Kod Penal. Procesi ekziston për ta mbrojtur secilin prej nesh nga arbitrariteti dhe mundësia që policia nesër të çohet dhe të na dënojë pa fakte dhe prova”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Këta sherifat tanë populistë duan ta ndalojnë Listën Serbe nga gara në zgjedhje pa procesin e nevojshëm të arsyetimit dhe dokumentimit, por me vendim politik të tipit “se kështu po na merr mendja.” E dijnë shumë mirë këta se gjykata këtë vendim do ta rrëzojë, sepse një gjykatë normale nuk mund ta shemb rendin ligjor në vend – nuk mund t’i thotë dikujt “je vrasës” pa proces gjyqësor. E bëjnë këtë manovër cinike sepse duan ta nxjerrin para syve të opinionit publik gjykatën dhe opozitën si të shitur te interesat e Serbisë, kur në fakt akti më patriotik sot është ai i mbrojtjes së kushtetueshmërisë edhe kur mbrohet e drejta e atij që s’të pëlqen”, ka shkruar Maliqi.