Kafja pasdite prish gjumin dhe ul përqendrimin

Një studim i fundit nga “Sleep Foundation” ka nxjerrë në pah se pirja e kafesë pas orës 15:00 mund të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e gjumit.

Kafeina, sipas ekspertëve, qëndron në organizëm deri në 8 orë dhe vonon prodhimin e melatoninës – hormonit që rregullon ciklin e gjumit.

Shumë persona e pinë kafenë e pasdites për të përballuar lodhjen, por rezultatet tregojnë se kjo sjell më shumë dëm sesa dobi.

Mungesa e gjumit cilësor më pas ndikon në produktivitetin, kujtesën dhe përqendrimin gjatë ditës së ardhshme.

Ekspertët këshillojnë që kafeja pasdite të zëvendësohet me çaj bimor, ujë apo lëngje natyrale. Në këtë mënyrë shmanget lodhja e tepërt dhe përmirësohet gjumi gjatë natës.