LDK-ja s’e voton asnjë kandidat për Kuvend pa marrëveshje politike

LDK-ja ka bërë të ditur se nuk do të votojë asnjë kandidat për kryetar të Kuvendit nëse nuk ka marrëveshje politike me çfarëdo partie që propozon atë.

Këtë qëndrim e bëri të ditur sot para fillimit të seancës deputeti i LDK-së Besian Mustafa, transmeton Zeri.info.

“Qëndrimi i LDK-së është ai që ka qenë gjithnjë, LDK-ja nuk voton asnjë kandidat pa marrëveshje politike paraprake”.

“Do të shohim nëse LVV-ja është e gatshme të gjejë një kompromis me partitë e tjera për të votuar kryetarin dhe Kryesinë”, tha Mustafa para mediave. /Zëri