U raportua për dhunë në familje, policia ia gjen 50-vjeçarit armën me 23 fishekë në shtëpi

Policia e Kosovës gjatë ditës së enjte ka pranuar një informatë për një rast të dhunës në familje në Shtime.

50-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, transmeton Zeri.info.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri – pistoletë dhe 23 fishekë.

“Me urdhër të prokurorit të Shtetit, janë iniciuar rastet penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Dhunë në familje”.

Policia është në kërkim të të dyshuarit, ndërsa viktima gjendet nën përkujdesjen e policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri

Arma e sekuestruar