Sekretari parlamentar gjerman sot fillon vizitën në Kosovë
Sekretari parlamentar i shtetit gjerman pranë ministrit federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Johann Saathoff, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë qëndrimit Saathoffi do të vizitojë Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren (ITP), një nga qendrat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe inovativ në vend.
Sipas agjendës së paralajmëruar, në orën 14:30 e viziton Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) Prizren, ndërsa në orën 15:30 do të mbajë konferencë për shtyp.
Vizita e zyrtarit të lartë gjerman pritet të fokusohet në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me theks të veçantë në mbështetjen për inovacion, zhvillim të qëndrueshëm dhe rritjen e kapaciteteve profesionale në sektorin e teknologjisë dhe sipërmarrjes.