Lladrovci ngushëllon familjen Gashi për humbjen tragjike të Fatlumit 19-vjeçar
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 19-vjeçarit Fatlum Gashi nga Llapushniku, i cili ditë më parë ishte pjesë e një aksidenti të rëndë.
Në një postim në Facebook, Komuna e Drenasit ka theksuar se vdekja e Fatlumit është një dhimbje e pamasë për familjen Gashi dhe gjithë komunitetin.
“Kryetari Lladrovci ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gashi, duke u uruar forcë dhe durim në përballimin e kësaj tragjedie të trefishtë”.
“U prehtë në paqe Fatlumi, së bashku me prindërit e tij! Ngushëllime të sinqerta!”, thuhet në njoftim.
Fatlumtit në aksidentin që ndodhi të hënën i vdiqën edhe prindërit.