Gerta Gixhari feston ditëlindjen në Saint Tropez: Faleminderit jetës që luan me mua, që më bën më të fortë

Gerta Gixhari ka festuar ditëlindjen, këtë herë në një mënyrë më të veçantë, në Saint Tropez.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4 ka bërë një shkrim të gjatë në rrjete sociale, për vitet që ka kaluar dhe për ato që do të vijnë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gerta Gixhari (@gerta.gixhari)

Ajo thotë se është mirënjohëse për çdo gjë që jeta i ka sjell, e momentet që ka pasur, si të mira ashtu edhe të këqija.

Postimi i plotë i Gixharit, pa ndërhyrje:

E dashur Jetë

Një kapitull i ri nis sot.

Në 22:45 vjen një tjetër vit për mua.

Pa e ditur se ç’farë më pret në të ardhmen, pavarësisht dëshirës time për të patur vetëm momente të bukura me shumë dashuri e tolerancë, le të shkojë gjithçka sikur nuk e vëmë re, se vetëm ashtu gjejmë paqe dhe jeta do të na duket si një tablo pikture me gjithë ngjyrat e saj.

Mos fajësoni veten për pëlqimet, dëshirat, pasionet tuaja se jeta vjen më e bukur kur dëgjoni veten tuaj

Mirënjohëse për çdo përvojë, për çdo njeri që qëndron e shkon në jetën time duke më zgjuar emocionet.

Çdo njeri të bukur e të shëmtuar pranë meje që më fal emocione dashurie, force, sfiduese, zhgënjimi, hidhërimi, dhimbje, durimi gjithçka që mban nga pas etiketën “Jetë”

Çdo ndjenjë që përjetoj quhet veçse “ Jetë”

Ajo që kam veç, pranë vetes quhet veçse “ Jetë”

Dhe, ajo që ndihet në faj e në gëzim

Në fakt jam vetëm “Unë”

Përballë “Jetës”

Faleminderit jetës që luan me mua me surprizat sfilitëse, që në fund marrin emrin dhuratë e zotit që të bën më të fortë dhe të bën të kuptosh se je gjithnjë në luftë me dashurinë më të madhe, që në fund ajo sërisht quhet Jetë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gerta Gixhari (@gerta.gixhari)