Serwer: Me Vuçiqin dhe rusët gjithmonë ekziston rreziku i përshkallëzimit në Kosovë

Profesori në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka deklaruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk gëzon më mbështetjen perëndimore që kishte dikur.

“Ai është kthyer qartësisht nga Moska dhe Pekini”, tha Serwer për Radion Evropa e Lirë.

Lidhur me protestat disamujore kundër qeverisë së Vuçiçit, Serwer theksoi se presidenti serb nuk ka askënd për të fajësuar përveç vetes.

 

“Vuçiç nuk ka askënd për të fajësuar përveç vetes”, tha ai.

Duke komentuar deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse në lidhje me protestat në Serbi, Serwer shtoi se Moska do të ushtrojë presion mbi Vuçiçin që të shtypë demonstratat.

“Me Vuçiçin dhe rusët, gjithmonë ekziston rreziku i përshkallëzimit ose shpërqendrimit përmes një incidenti tjetër destabilizues në Kosovë”, tha ai kur u pyet nëse ekziston rreziku i përhapjes së pasojave dhe ndikimit në stabilitetin rajonal.

Serwer i sheh protestat në Serbi si “një shenjë të vërtetë të pakënaqësisë popullore me performancën e qeverisë”, por vëren se demonstruesit nuk duket se kanë krijuar një alternativë të qartë politike.