Fulhami interesohet për Sterlingun
Fulhami po shqyrton mundësinë e transferimit të Raheem Sterling nga Chelsea, por një marrëveshje duket e pamundur për momentin.
Sterlingu pritet të largohet nga Chelsea këtë verë, pasi kaloi sezonin e kaluar si huazim te Arsenali.
Ai është stërvitur larg ekipit të parë dhe nuk ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës për Klube.
Chelsea e nënshkroi atë nga Manchester City tre vjet më parë në një marrëveshje prej 47.5 milionë funtesh. Ai ka edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij.
Sterlingu nuk ka luajtur për Chelsean që kur shënoi kundër Bournemouthit në ndeshjen e fundit të sezonit 2023/24. /Zëri