Dje mori vendim refuzues nga Gjykata, Përparim Rama sot inspekton punimet në “Xhorxh Bush” [foto]

Gjykata Themelore në Prishtinë dje e ka refuzuar kërkesën e Komunës së Prishtinës për projektin në sheshin “Xhorxh Bush”, i cili planifikohej të ndërtohej në kryeqytet.

Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës janë në një luftë juridike sa i përket sheshit “Xhorxh Bush”, ku sipas Ministrisë, punimet në këtë lokacion rrezikojnë trashëgiminë kulturore.

 

Pavarësisht vendimit të djeshëm të Gjykatës, kryetari i Prishtinës Përparim Rama sot ka dalë në terren për të inspektuar punimet në këtë shesh, transmeton Zeri.info.

 

Komuna pa leje kishte nisur punimet në mars për të implementuar projektin që sipas kontratës, ka kosto 18.4 milionë euro. Punimet i ishin ndalur më 12 mars, më pas më 16 prill dhe për të tretën herë më 29 prill./Zëri