Komuna e Gjilanit i informon mësimdhënësit që janë kandidatë për Asamble të pezullojnë punën
Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria për Arsim, ka informuar mësimdhënësit që janë kandidatë për asamble komunale të pezullojnë marrëdhënien e tyre të punës, ashtu siç kërkohet me ligj. Aty janë sqaruar edhe datat se kur duhet të bëhet një gjë e tillë.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM me rëndësi për mësimdhënësit kandidatë për Asamble në zgjedhjet e 12 tetorit.
Duke u bazuar në dispozitat ligjore në fuqi dhe në afatet e përcaktuara nga KQZ-ja lidhur me fushatën zgjedhore, ju njoftojmë se:
Zyrtarët publikë, respektivisht punonjësit e IEA-ve që janë kandidatë për këshilltarë komunalë, janë të obliguar që:
• Të pezullojnë marrëdhënien e punës (pa pagesë) duke filluar nga data 05.09.2025 (7 ditë para fillimit zyrtar të fushatës).
• Ky pezullim vlen deri më 17.10.2025 (5 ditë pas përfundimit të fushatës zgjedhore).