Zjarrfikësit dhe ushtria në luftë me flakët, 23 të arrestuar në Spanjë

Spanja nuk po gjen qetësi nga zjarret. Në provincën e Zmoras shumë pyje janë shkatërruar, ndërsa flakët janë përhapur nga erërat e forta.

Veç mijëra zjarrfikësve që janë në vijën e parë në përballje me zjarret, rreth 1900 ushtarë po ndihmojnë dhe Forcat e Armatosura spanjolle kanë dërguar mjete tokësore dhe ajrore për shuarjen e flakëve.

Në Spanjën veriore kanë mbërritur edhe njësi gjermane të zjarrfikësve për t’u ardhur në ndihmë kolegëve të tyre spanjollë.

Policia ka arrestuar 23 persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, teksa deri tani katër persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve.

Më më shumë se 382,000 hektarë tokë janë djegur këtë vit në Spanjë sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje të Bashkimit Evropian.

Kjo sipërfaqe është më shumë se dyfishi i madhësisë së Londrës metropolitane, më shumë se gjashtë herë më e madhe se mesatarja e viteve 2006-2024 për tokën e djegur gjatë së njëjtës periudhë.

Kjo verë ka rezultuar në një nga sezonet me shkatërruese të zjarreve në dekadat e fundit për vendin iberik.

Megjithatë fundi I një vale të nxehti që zgjati më shumë se dy javë dhe reshjet e pritshme të shiut, kanë rritur shpresat se fundi I zjarreve mund të jetë afër. /abcnews