Peci: Opozita me Listën Serbe në koordinim s’e votuan vajzën e Jusuf Gërvallës
Deputeti i LVV-së, Faton Peci, tha se dita e sotme do të mbetet në kujtesën e tij historike, se si vajza e Jusuf Gërvallës, Donika Gërvalla, s’u votua për kryetare të Kuvendit.
Peci akuzoi partitë; PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe se në koordinim votuan kundër vajzës së heroit, transmeton Zeri.info.
“Sot u pa që për opozitën emri i Albulena Haxhiut nuk është problem, por problemi o opozitës është sepse kanë hyrë në arazhmane me partnerë dhe grupe të caktuar që duan me pengu me çdo kusht formimin e qeverisë ‘Kurti 3’”.
“Dita e sotme për mua do të mbetet në kujtesën historike, për shkak se pash me sytë e mi se si në union dhe kor, ka koordinim mes PDK, LDK, AAK dhe Listës Serbe, qe vajza e heroit të kombit Jusuf Gërvalla, të mos jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës, kjo duhet me u faktua dhe me u kthye në kujtesën e gjeneratave tjera”, tha Peci para gazetarëve në Kuvendin e Kosovës. /Zëri