Klinaku: Një prej akuzave për Thaçin erdhi nga Kurti
Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendimin që ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi t’i ndalohen takime me 11 persona.
Përgjatë fjalës së tij, Klinaku përmendi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, që sipas tij ka dërguar akuzë drejtë Thaçit.
“Një prej akuzave ka ardhur edhe nga kryeministri Albin Kurti, kryeministri në detyrë që thotë që deputetët apo anëtarët/drejtuesit e PDK-së që po shkojnë atje, po marrin direktiva nga Hashim Thaçi për proceset politike në Kosovë. Akuzë është“, deklaroi ai në Kanal10.
Mes tjerash, Klinaku shtoi se Kurti është pro gjykatës speciale teksa përmendi edhe deklaratën e tij se ai ishte takuar me prokurorin Smith.