Teshtima gjatë verës: Kur një ftohje mund të jetë alergji?

Në ditët me temperatura të larta, askush nuk dëshiron që hundët që rrjedhin dhe teshtimat e pandërprera t’i pengojnë planet e pushimeve. Ndërsa shumë veta ia atribuojnë simptomat e tyre një ftohjeje verore, mund të jetë diçka shumë më tepër.

Doktori Bernard Geller, i cili punon në Grupin Mjekësor të Alergjisë dhe Imunologjisë Klinike tha se alergjitë mund të jenë më të larta gjatë verës sesa gjatë stinëve të tjera.

Kjo sipas tij pasi reshjet dhe lagështia nxisin rritjen e mykut.

“Shumë njerëz e mendojnë pranverën dhe vjeshtën si sezonin e alergjisë ndaj sanës, por alergjitë mund të shfaqen edhe gjatë verës”, tha alergologu, Dr. Bernard Geller, nga Grupi Mjekësor i Alergjisë dhe Imunologjisë Klinike.

Shkaktarët më të zakonshëm të alergjive gjatë muajve të verës janë poleni i barit dhe sporet e mykut.

Sipas Geller, në fakt, myku mund të jetë më shqetësues se poleni. Sporet e mykut janë kudo dhe zakonisht tejkalojnë kokrrat e polenit në ajër edhe kur sezoni i polenit është në pikën e tij më të keqe.

Të rriturit që nuk kanë pasur kurrë më parë alergji mund të bien viktimë këtë verë. Ky rast i papritur i alergjive që shfaqen tek të rriturit mund të ngatërrohet lehtë me një ftohje. Alergjitë shpesh mund të zhduken gjatë fëmijërisë, por të rikthehen disa vite më vonë.