KFOR-i letonez dhe hungarez me trajnime të përbashkëta kundër sulmeve me zjarr dhe turmave
Misioni Ushtarak i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se ka zhvilluar trajnime të specializuara kundër sulmeve me zjarr dhe për kontrollimin e turmave.
Këto trajnime janë zhvilluar nga KFOR-i hungarez dhe ai letonez.
“Këto ushtrime sigurojnë që forcat tona shumëkombëshe të mbeten të përgatitura për të ruajtur efektivitetin e misionit dhe për të mbështetur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.”, thuhet në njoftim.