Kurti takohet me Gashin, flasin për marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Bëhet e ditur se në takim u diskutua për raportet dypalëshe Kosovë–Maqedoni e Veriut, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për zhvillimet e fundit në të dy vendet.
“U veçuan efektet pozitive të marrëveshjeve ndërshtetërore për qytetarët e dy vendeve, me theks te ato që kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, si rasti me dy pikëkalimet e përbashkëta kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboçicë – Jazhincë, dhe projektet infrastrukturore si ai i rrugës Prizren – Tetovë”, thuhet në komunikatë. /Zëri