Shoqata e Kërkim-Shpëtimit është angazhuar në gjetjen e 67-vjeçarit nga Istogu
67-vjeçari Beqir Malokaj nga Saradrani, me vendbanim në Istog, është raportuar i zhdukur që nga e shtuna, shkruan Zeri.info.
Për gjetjen e tij është angazhuar edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, pas kërkesës së Policisë së Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Shoqata, përmes një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook.
Njoftimi i plotë i shoqatës, pa ndërhyrje:
OPERACION
19 gusht, 2025
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, me kërkesë të Policisë së Kosovës – Sektori i Hetimeve, Stacioni Policor Istog, është angazhuar në Operacionin e Kërkim-Shpëtimit për gjetjen e shtetasit Beqir Malokaj (67 vjeç) nga Istogu, i raportuar i zhdukur.
Shoqata po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës për zhvillimin e operacionit dhe gjetjen sa më shpejt të personit të zhdukur. /Zëri