Sinisa Spasiq sillet në gjykatë për masën e sigurisë, pas arrestimit për krime lufte
Sinisa Spasiq është sjellë sot para Gjykatës, ku pritet të caktohet masa e sigurisë ndaj tij.
Spasiqi është arrestuar në pikën kufitare të Merdarit, si i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe po hetohet për krime të kryera më 6 prill 1999, në komunën e Vushtrrisë.
Sipas hetimeve, ai ka shërbyer si rezervist aktiv në MUP-in serb. /Zëri