Rita Ora me fjalë emocionuese për bashkëshortin Taika Waititin në 50-vjetorin e lindjes
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të veçantë familjar, duke uruar bashkëshortin e saj, regjisorin e njohur Taika Waititi, për 50-vjetorin e lindjes.
Çifti e festoi këtë ditë të rëndësishme me një organizim madhështor në Ibiza të Spanjës, ku të pranishëm ishin miq e familjarë nga e gjithë bota.
Rita publikoi disa fotografi të paharrueshme nga mbrëmja festive, shoqëruar me një dedikim emocional për partnerin, i cili shënon një prej kapitujve më të rëndësishëm në jetën e tij.
Në postimin e saj në Instagram, këngëtarja shkroi: “Gëzuar 50-vjetorin, dashuri! E di që është një moment i madh për ty. Jam kaq krenare për gjithçka që ke arritur dhe për të gjitha ëndrrat e pafundme që ende ke dhe dëshiron t’i realizosh”.
“Ti më frymëzon çdo ditë. Faleminderit gjithë familjes dhe miqve tanë që erdhën nga e gjithë bota për të festuar me ne! Nuk po qaj unë… po qani ju! Më në fund jam më mirë dhe mund të postoj për këtë”, shtoi mes tjerash.
E në fund tha: “Dhe një falënderim i madh për Max dhe Jane për mikpritjen tuaj të mrekullueshme! Për vëllanë tim dhe familjen, Vas Morgan që gjithmonë janë mbështetja jonë dhe më ndihmuan ta bëjmë këtë magji realitet”.
Festa në Ibiza u përshkua nga muzikë, atmosferë festive dhe praninë e njerëzve më të dashur për ta, duke e kthyer këtë 50-vjetor në një kujtim të paharrueshëm për Taika Waititin. /Telegrafi