Kamioni godet autobusin pranë liqenit të Badocit
Një aksident trafiku është shënuar sot pranë liqenit të Badocit, ku një kamion në lëvizje ka goditur një autobus.
Klankosova raporton se nga përplasja është dëmtuar pasqyra e autobusit, ndërsa deri tani nuk raportohet për të lënduar.
Ndërkohë, policia është prezente në vendin e ngjarjes.