Dy 18-vjeçarë nga Kosova kapen duke vjedhur në Shqipëri [video]
Dy 18-vjeçarë nga Kosova janë arrestuar në Shqipëri.
A.S dhe T.I. janë kapur duke vjedhur në një pompë të derivateve në Lezhë.
Pamjet nga ky incident u publikuan nga Policia e Shtetit.
“Vodhën në një tabakino, gjatë natës, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga disa orë pas vjedhjes, dy shtetas kosovarë. Ata u lokalizuan nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonin të largoheshin drejt Malit të Zi, me automjetin që kanë përdorur për të kryer vjedhjen. Sekuestrohet automjeti. Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë dje, për vjedhje në një tabakino, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i 2 autorëve të dyshuar të vjedhjes, shtetasve: A. S., 18 vjeç dhe T. I., 18 vjeç, të dy banues në Kosovë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, gjatë natës, kanë vjedhur produkte të ndryshme në një tabakino në aksin rrugor Milot - Lezhë dhe më pas kanë tentuar të largohen me automjet, drejt Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e Policisë.