Një javë nga vrasja në Hajvali, i dyshuari ende në arrati
Qetësinë e kryeqytetit e prishën një javë më parë të shtënat me armë, që lanë të vdekur një person.
Pak orë para mesnatës Hajvalia u trondit nga krismat, ku Muhamet Matoshi mbeti i vrarë.
Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte deklaruar se i dyshuari është Xhemajl Nuhiu, i cili sot bën 7 ditë që gjendet në arrati.
Po ashtu Policia e Kosovës ka publikuar fotografi të Xhemajl Nuhiut, si i dyshuar për vrasjen e Matoshit.
Përmes një postimi në Facebook, Policia kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin nga qytetarët në ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, raporton Klankosova.tv.
“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së tij, na kontaktoni direkt në: E-mail: info@kosovopolice.com ose në numrin 192”, shkruhet në njoftim.