Arrestohet një person në Viti, dyshohet se ndezi zjarr në afërsi të varrezave
Një person është arrestuar mëngjesin e së dielës në Viti, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në afërsi të varrezave, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, i dyshuari është vërejtur përmes videoincizimeve.
Siç bëhet e ditur, fatmirësisht zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, përderisa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Viti, 17.08.2025, 09:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi është vërejtur përmes videoincizimeve duke ndezur zjarr në afërsi të varrezave. Në vendin e ngjarjes kanë dalë nga Njësia e Zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri