Ish-gjyqtari i njohur spanjoll komenton rastin e golit të Ferran Torres ndaj Mallorcas
Barcelona fitoi mbrëmë (e shtunë) ndeshjen e saj hapëse të La Ligas për edicionin 2025/2026.
Blaugranasit morën një fitore të lehtë me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Mallorcas, por kjo ndeshje u shoqërua me shumë polemika, kryesisht për shkak të disa vendimeve të gjyqtarit kryesor të ndeshhjes Martinez Munuera.
Goli i dytë i Barcelonës i shënuar nga Ferran Torres në minutën e 23-të ndodhi pas një aksioni ku kapiteni i Mallorcas, Antonio Raillo, ishte tashmë i shtrirë në fushë pasi e ndali një top të fuqishëm me fytyrë.
Gjyqtari i ndeshjes Munuera nuk e ndali lojën dhe lojtarët vendas të hutuar nuk ia dolën të intervenojnë për ta parandaluar golin e mysafirëve.
Desde el 22:04 el jugador del Mallorca estaba en el césped. El gol de Ferran Torres fue al 22:21.
— MT2 (@madrid_total2) August 16, 2025
Los VALORS del Barcelona y el árbitro culé. ë pic.twitter.com/DiMEIxUB8f
Tani, ish-gjyqtari Alfonso Perez Burrull ka kritikuar ashpër mënyrën si gjyqtari Jose Munuera Montero menaxhoi situatën gjatë këtij goli.
“Jose Munuera Montero e çoi bilbilin në gojë ndërkohë që Raillo ishte i shtrirë në tokë pas një përplasjeje. Lojtarët e Mallorcas u ndalën kur panë reagimin e gjyqtarit”.
“Sigurisht, vendimi i gjyqtarit është një praktikë e keqe. Ndërprerja e ndeshjes do të kishte qenë veprimi më logjik”, ka thënë Burrull./Telegrafi