Nga nesër, kthimi i autobusëve për Podujevë do të bëhet nga Xhamia e Llapit

Shoqata e Transportit të Autobusëve në relacionin Prishtinë – Podujevë ka njoftuar se duke filluar nga e hëna, kthimi i autobusëve nga Prishtina për në Podujevë do të bëhet nga Xhamia e Llapit, ashtu siç ka qenë më parë.

Ky ndryshim sipas Shoqatës është bërë për shkak të mungesës së një stacioni të përshtatshëm, gjë që sipas tyre rrezikon sigurinë e udhëtarëve, përfshirë nxënësit dhe banorët e lagjes së Llapit.

“Ky ndryshim është i domosdoshëm, sepse mungesa e një stacioni të përshtatshëm rrezikon sigurinë e nxënësve të shkollave, të qytetarëve të Llapit, si dhe të gjithë udhëtarëve që udhëtojnë në relacionin Prishtinë – Podujevë. Po ashtu, përderisa orarin e kemi nga Xhamia e Llapit, ligji është në anën tonë dhe na mbron në këtë vendim”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.

Kjo pikë kthimi do të vlejë jo vetëm për udhëtarët e linjës kryesore për Podujevë, por edhe për ata që udhëtojnë përmes fshatrave si Orllan, Shajkoc dhe Majac, pasi ndalesa për ta do të bëhet po ashtu te Xhamia e Llapit – njësoj si në të kaluarën.

Shoqata i bën thirrje udhëtarëve që të marrin parasysh këtë ndryshim dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre në përputhje me vendimin e ri.