Vazhdojnë kolonat, mbi tri orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova
Që nga mëngjesi, bashkatdhetarët të cilët janë duke u kthyer për në vendet evropiane ku ata jetojnë dhe punojnë janë duke u përballur me kolona e pritje të gjata, shkruan Zeri.info.
Në përditësimet e fundit që ka bërë Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), pritja më e madhe për të dalë nga Kosova vazhdon të jetë në pikën kufitare të Merdarit.
Atje kolona ka arritur deri në dy kilometra, përderisa pritja është mbi tri orë e gjysmë, apo deri në 200 minuta, shkruan më tutje Zeri.info.
Edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë, pritja për të dalë nga Kosova është rreth dy orë.
Ndërkaq në Mutivodë pritja është 30 minuta, kurse në Jarinjë 20 minuta.
Sipas të dhënave të fundit të QKMK-së, pritja nëpër pikat e tjera kufitare sikurse në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës nuk është më e madhe se 10 minuta.
KËTU mund t’i shikoni në kohë reale përditësimet e fundit të QKMK-së rreth pritjeve dhe kolonave në pikat kufitare. /Zëri