Rrahje masive në Llaushë të Skenderajt, pesë të arrestuar

Pesë persona janë arrestuar pasditen e së shtunës pas një rrahjeje mes tyre në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Policia raporton se gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve nuk është gjetur asgjë e ndaluar.

Dy nga të përfshirët kanë kërkuar tretman mjekësor pas përplasjes.

Me vendim të prokurorit, katër prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i mituri nga grupi është ndaluar për 24 orë.

Hetimet për rastin vazhdojnë.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

SULM

Fsh. Llaushë , Skenderaj 16.08.2025-16:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje në mes veti. Lidhur me rastin është bërë bastisja e shtëpisë së njërit nga të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e ndaluar. Dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, katër të dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa njeri nga të dyshuarit i moshës së mitur ndalohet për 24 orë. /Zëri