Një e mitur me të meta mendore u rrëmbye në Deçan, dëshmitarët arritën ta shpëtojnë
Një person dyshohet se e ka rrëmbyer me veturë një të mitur me të meta mendore e cila ishte pranë shtëpisë së saj.
Ankuesi dhe dëshmitari i janë vënë pas veturës dhe e kanë ndalur dhe e kanë marrë viktimën, që më pas e kanë dërguar në shtëpi.
I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa vetura e tij është gjetur tri kilometra larg vendit të ngjarjes.
“RRËMBIM- Rr. Arben Hajdaraj –Shaptej, Deçan 15.08.2025-23:30. Pas marrjes se një informate për rrëmbim, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar ankuesin dhe dëshmitarin, të cilët kanë njoftuar se një i dyshuar i pa njohur ka rrëmbyer me veturë të miturën me të meta mendore, e cila ishte në rrugë pranë shtëpisë së saj. Ankuesi se bashku me dëshmitarin i janë vënë pas veturës dhe kanë arritur ta ndalin dhe të marrin viktimën të cilën e kanë dërguar në shtëpi. I dyshuari është arratisur në drejtim të pa njohur. Njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar veturën e braktisur rreth 3 km nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, e njëjta nuk ka pasur lëndime fizike sipas raportit të mjekut, por vetëm shqetësim. Rasti duke u hetuar”, thekson Policia në raportin ditor. /Zëri