Prishtinasja rrahet dhe dhunohet seksualisht nga ish i dashuri

Një rast i përdhunimit dhe i dhunës në familje është regjistruar në orët e para të së shtunës, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, një grua ka raportuar se është rrahur dhe është dhunuar seksualisht nga ish i dashuri i saj.

Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, përderisa nuk bëhet e ditur për të arrestuar.

Theksohet se ky rast është iniciuar si “dhunim e dhunë në familje”, përderisa rasti është duke u hetuar.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

DHUNIM & DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 16.08.2025 – 02:00. Është raportuar se një femër kosovare është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj dhe nga i njëjti është dhunuar. Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim. Njësit përkatës janë duke hetuar rastin. /Zëri