Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare simboli i televizionit italian, Pippo Baudo

Pippo Baudo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, raporton ANSA.

Simboli i televizionit italian i cili ka prezantuar 13 festivale të Sanremo dhe dhjetëra programe të suksesshme nga “Canzonissima” te “Domenica in” u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës në Romë.

Lajmi u mësua nga ANSA nga burime pranë familjes dhe është konfirmuar nga avokati dhe miku i tij, Giorgio Assumma.

Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, i cili njihej thjesht si Pippo ishte “zotëria” i televizionit italian.

Pippo Baudo punoi për televizionin publik thuajse përgjatë gjithë karrierës së tij.