Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me shpejtësi, me të paktën 307 persona të konfirmuar të vdekur.

Shumica e vdekjeve u regjistruan nga autoritetet e fatkeqësive në provincën malore Khyber Pakhtunkhwa në Pakistanin veriperëndimor.

Të paktën 74 shtëpi janë dëmtuar, ndërsa një helikopter shpëtimi u rrëzua gjatë operacioneve, duke vrarë pesë anëtarë të ekuipazhit.

Nëntë u vranë në Kashmirin e administruar nga Pakistani, ndërsa pesë të tjerë vdiqën në rajonin verior Gilgit-Baltistan, thanë autoritetet.

Parashikuesit e motit thanë se pritej të shira të dendur deri më 21 gusht në veriperëndim të vendit, ku disa zona janë shpallur zona fatkeqësie, shkruan BBC.

Në Buner, një i mbijetuar tha se përmbytjet mbërritën si “dita e fundit të botës”.

“Dëgjova një zhurmë të fortë sikur mali po rrëshqiste. Vrapova jashtë dhe pashë të gjithë zonën duke u dridhur, sikur të ishte fundi i botës”, tha Azizullah.