Brezi i Parë i Doktorëve, Inxhinierëve dhe Filatelia
Departmenti i pullave postale të PTK-së ka kryer punë shumë të mirë në emetimin e pullave postale të PTK-së, për personalitetet e merituara, dhe ngjarjet historike të kombit shqiptar në Kosovë, si dhe kombit Shqiptar në tërësi.
Besoj se edicionet duhet të pasurohen me një kategori të personaliteteve meritore të shkencave mjekësore dhe teknike, të cilët ishin dhe janë gjeneratorë të zhvillimeve pozitive në rrethanat negative të periudhës 1950-1990(ish RSFJ), duke iu hapur shtigjet e reja për periudhën 1990-1997 si periudhë e mbijetesës kombëtare, dhe 1998-2025 si periudhë madhështore e luftës çlirimtare, lirisë dhe pavarësisë.
Këto dy kategori shkencëtarësh meritojnë kujtesë shumë më të madhe, në edicionet e pullave postale, dhe në format tjera të kujtesës historike.
Inxhinierët dhe doktorët nuk kërkuan mirënjohje të merituara, sepse ishin puntorë të mëdhej dhe modest, dhe i shtruan shtigjet për gjeneratat e ardhshme.
Inxhinierët e profileve të ndryshme:
Shaban Hashimi, Xhelal Orana, Afrim Vokshi, Nexhat Orana, Vehbi Orana, Zeqirija Berisha, Refik Mehmeti, Nexhmedin Jagxhiu, Fetah Jagxhiu, Bardhyl Gjinali, Mehmet Doberqani, Minir Dushi, Bashkim Fehmiu, Mehmed Bula, Idriz Ibrahimi, Vesaf Berisha, Xhevat Mekuli, Ismet Sejdiu, Fatmir Agolli, Hasan Hazbati, Nazmi Nela, Tomë Berisha, Hamdi Syla, Ahmet Drini, Ali Shala, Zeqir Rugova, Suade Doko Mekuli, Reshat Abrashi, Hamdi Lleshi, Qemal Buqinca, Xhafer Emini, Rifat Gjota, Nazmi Mustafa, Halit Maliqi, Fatmir Rizvanolli, Faik Nahi, Jusuf Gacaferri, Isa Haxhiu, Zeki Loxha, Mehdi Rraci, Abdurrahman Grapci, edhe dhjetëra inxhinierë tjerë ishin themeli i modernitetit inxhinierik të viteve 1955-1990 (Termocentralet, Elektrokosova, KOSTT, Trepqa, ndërtimtaria, auto-rrugët…etj).
Doktorët, dentistët dhe farmacistët:
Ali Sokoli, Xheladin Deda, Daut Mustafa, Rifat Ymeri, Shaban Geci, Musa Haxhiu, Bajram Gojani, Sami Haxhibeqiri, Simë Dobreci, Sami Mejzinolli, Reshat Opoja, Izedin Osmani, Abdylatif Fusha, Fehmi Henci, Adem Devaja, Talat Pallaska, Ymer Ramadani, Nysret Ramadani, Xhemail Ahmeti, Sahadete Mekuli, Hysen Ukmata, Talat Gorani, Ramiz Krasniqi, Shaban Merovci, Xhemail Hyseni, Hashim Maloku, Selim Krasniqi, Jusuf Rexhepi, Muazeze Jusufi Karahoda, Gani Efendia, Muharrem Gashi, Emine Gashi, Osman Imami, Orhan Kubati, Muharrem Kutllovci, Durmish Celina, Shefqet Berisha, Binak Kastrati, Riza Binishi, Zejnel Kelmendi, Mehmet Begraca, Sadri Bajraktari, Gazmend Shaqiri, Nexhdet Kryeziu, Shemsedin Agusholli, Nehat Kiseri, Hajredin Ukelli, Izet Hima, Skender Karahoda , Irfan Spahiu, Qamil Haxhia, Sahit Maliqi, Zylfi Azizi, Asene Luci-Agaj, Zef Gjoni, Xhelal Xhibo, Beqir Lupqi, Sherafedin Mustafa, Hysen Demjaga, Sadudin Lluka, Mentor Disha, Syhejl Salihu, Refik Ramku, Burhan Dida, Besim Sllamniku, Halim Prekadini, Jashar Dula, Ali Thaqi, Ali Zatriqi, Hamid Bytyqi, edhe dhjetëra doktorë, dentistë, farmacistë tjerë, ishin themeli i mjekësisë moderne 1955-1990.
Doktorët me punën e tyre të jashtzakonshme kontribuan për shëndetin, jetëgjatësinë, dhe rritjen numerike të popullatës.
Ka edhe shumë doktorë dhe inxhinier tjerë, të lindur afërsisht në vitet 1920-1940….çë kontribuan jashtzakonisht shumë për kombin Shqiptar në Kosovë.
Doktorët dhe inxhinierët me punën e tyre të jashtzakonshme dhe shkencore, ishin ngadhnjimtarë ndaj rrethanave okupuese dhe komuniste 1945-1999.
Të gjithë kanë pasë mundësinë dhe ofertat të punojnë jashtë Kosovës, dhe jashtë ish RSFJ-së, por vendimi i tyre ishte të punojnë në Kosovë, si gjenerata e parë e doktorëve dhe inxhinierëve të cilët e themeluan kosovën moderne.
Disa nga këto personalitete të doktorëve dhe inxhinierëve kam pasë nderin dhe fatin me i njohtë duke i falenderuar prindit tim, dhe punës time në adminstratën e universitetit të Prishtines, si dhe duke qenë pacient i disa doktorëve.
Ndërsa shumë nga këta emra eminent i gjeta duke shfletuar dy vëllimet e fjalorit enciklopedik të ASHAK (2018).
Gjatë shfletimit të fjalorit vërejta se mungojnë qindra personalitete të shkëlqyeshme të kombit shqiptar në Kosovë.
Ndër personalitetet dhe ngjarjet e listuara kishte qindra figura tjera dhe fenomene çë s’kanë rëndësi për kombin shqiptar në Kosovë, ose për kombin shqiptar në tërësi.
Enciklopedia e ASHAK duhet të listoj kryesisht individë dhe ngjarje të lidhura për kombin shqiptar në Kosovë, dhe personalitetet botërore çë influencuan pozitivisht ose negatisht kombin shqiptar .
Fjalori enciklopedik i ASHAK, është i mangët, lajthitës dhe dezinformues, sepse mungojnë personalitete të merituara, dhe ka figura të listuara pa relevancë historike për kombin Shqiptar në Kosovë dhe në përgjithësi për kombin Shqiptar.