Dua Lipa me fustan ekstravagant në festimet e hershme të ditëlindjes në Ibiza
Dua Lipa ka nisur festimet e hershme të ditëlindjes së saj, të cilat po zhvillohen tashmë prej disa ditësh në Ibiza, Spanjë.
E rrethuar nga miqtë më të afërt dhe familjarët, këngëtarja ka ndarë pamje nga celebrimet plot muzikë, net të gjata argëtimi dhe torta të shumta.
Kësaj here, ajo publikoi disa fotografi ku shfaqej e veshur me një fustan ekstravagant që theksonte siluetën e saj skulpturore.
Fustani me shkëlqim, i gjatë dhe me një prerje të veçantë në anën e djathtë, i dha një tjetër dimension stilit të saj të veçantë.
E njohur për qasjen e saj avangardë ndaj modës, Dua i ka kushtuar kujdes të veçantë dukjes gjatë këtyre festimeve.
Foto: Dua Lipa / Instagram
Ajo e kompletoi pamjen me një palë taka të larta, në të njëjtën nuancë me fustanin, duke i dhënë një prekje elegante e moderne kombinimit. /telegrafi