Princi William dhe Princesha Kate do të zhvendosen në një shtëpi të re në Windsor
Princi dhe Princesha e Uellsit, William dhe Kate, së shpejti do të vendosen në një shtëpi të re në Windsor.
Çifti mbretëror do të zhvendoset në Forest Lodge, brenda Windsor Great Park, një rezidencë me tetë dhoma gjumi, ku do të jetojnë së bashku me fëmijët e tyre, George, Charlotte dhe Louis.
“Familja do të bëjë zhvendosjen gjatë këtij viti,” ka bërë të ditur një zëdhënës i Kensington Palace.
Sipas gazetës The Sun, shpenzimet për rinovimin e shtëpisë po mbulohen personalisht nga William dhe Kate.
Rezidenca e re ndodhet pranë shtëpisë aktuale të tyre, Adelaide Cottage, si dhe pranë shkollës Lambrook, të cilën ndjekin fëmijët e çiftit.