Katër persona të arrestuar pasi grabitën 8000 euro në Fushë Kosovë
Katër persona janë arrestuar dje nga policia pasi dyshohet se kanë kryer një grabitje në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.
Sipas raportit policor, të dyshuarit – të gjithë meshkuj kosovarë – dyshohet se kanë sulmuar viktimën me sprej, duke i shkaktuar paaftësi të përkohshme, dhe më pas i kanë grabitur çantën e krahut në të cilën ai kishte 8,000 euro.
Pas identifikimit dhe arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në masën e mbajtjes.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.