Samiti i Alaskës-Trumpi e Putini gati dy orë në takim, cilët zyrtarë po i shoqërojnë

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë filluar takimin e tyre në Alaska.

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff janë ulur pranë Trumpit, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi Yuri Ushakov janë pranë Putinit.

Ndryshe, më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Trump dhe Putin janë përsëri ballë për ballë.

Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbresin nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaska.

Trump i buzëqeshur madje duartrokiti presidentin rus ndërsa ai iu afrua në qilimin e kuq.