Hugo Ekitike debuton me gol në Ligën Premier
Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Bournemouthit në ndeshjen hapëse të sezonit 2025/26 në Ligën Premier.
The Reds ia dolën ta thyenin mbrojtjen e hekurt të skuadrës kundërshtare vetëm pas 37 minutash lojë.
Ishte Hugo Ekitike, ai që realizoi golin e parë të këtij sezoni, duke debutuar me gol te The Reds në elitën e futbollit anglez.
Sulmuesi ia dedikoi golin Diogo Jotas, portugezit të Liverpoolit që ndërroi jetë tragjikisht këtë verë në një aksident me veturë.