Vdes asamblisti i Kuvendit Komunal të Podujevës, Gazmend Islami

Ish-kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, ka ndërruar jetë.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i ka shprehur ngushëllimet familjes Islami, miqve dhe kolegëve të tij.

”Gazi njihej për veprimtarinë e tij të vazhdueshme patriotike, përkushtimin ndaj çështjes kombëtare dhe angazhimin e palodhshëm në shërbim të qytetarëve.Në këto momente të dhimbjes, shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Islami, miqtë dhe kolegët e tij”, ka shkruar Bulliqi.