Pamje nga “Rruga e Kosovës” në Novi Sad, raportohet se janë demoluar krejtësisht zyrat e partisë së Vuçiqit

Në Beograd dhe Novi Sad, të enjten mbrëma, përsëri janë shënuar incidente gjatë protestave kundër Qeverisë serbe, të cilat u thirrën nga studentët që prej muajsh po bllokojnë institucionet e arsimit të lartë.

Portali Kossev ka publikuar pamje nga Novi Sad, ku raportohet se janë demoluar krejtësisht zyrat e partisë së Vuçiq.